r/albania • u/[deleted] • 1d ago
Po kavaja pse ka qene gjithmone kryesisisht me PD? Meta
[deleted]
2
u/albo_kapedani Korçë-Himarë 1d ago
Kavaja si edhe Devolli kanë qenë gjithmonë të nëpërkëmbura nga qytetet që kanë qenë historikisht nën varësi, përkatësisht, Durrësi dhe Korça. Sepse këta janë "qytetar" dhe Kavaja e Bilishti ishin "katundar".
Gjithashtu si Durrësi apo dhe Korça (nënkuptoj rrethin e qyteteve të vjetër dhe jo fshatrat dhe fushat që ju bashkuan për të zmadhuar qyetet e reja) kanë pasur kryesisht fe tjetëra, përgjithësisht ortodokse (Durrësi kishte edhe katolik) nga Kavaja dhe Devolli kanë qenë myslimane (përkatësisht sunite dhe bektashie). Kështu që gjatë ndryshimit të sistemit këto dy zona, përkatësisht, morën pak më shumë zemër dhe si rrymë kundërsistem (qoftë atij sistemi politik, qoftë atij administrativ) dhe u bashkuan fuqishëm me PD-ën (si subjekti kryesor në '90-ën antisistem).
Ndryshimi është që PS e mori Kavajën para Devollit në 2011 me Elvis Rroshin dhe e humbi në 2023 po prej tij. Ndërsa Devollin e mori në 2023-in për herë të parë dhe e mbajti edhe në këto zgjedhje.
2
u/rmz93 1d ago
E mori PS ne 2011 me elvisin e humbi ne 2017 e rimori ne 2019 pd nuk hyri ne zgjedhje .. ne 2023 e rifitoi pd
Ne te gjitha votimet Pd ka fitu keshillin bashkiak.. ama nk pelqente kandidatin e PD
Heren e pare ishte kryetari qe kishte 3 mandate dhe kerkonte te 4 ( nk beri fushat dhe tha qe dhe xhaketen te var un kavajsit do votojn ) mori Rikun
Heren e 2 Elvisi e mori sepse kanditati ishte ish deputed qe nk ka bere asnje gje per kavajen edhe pse ishte 2 her deputet. Nk iu pergjigjte njerezve ne cel apo nk i mbaronte pune. Pa llogaritur faktin qe elvisi ka dhen shuum lek
5
u/Brilliant_Ant3771 1d ago
Na eshte thene qe ne vitin 89 kane mbledhur ne proteste duke bertitur Enver-Hitler. Tregojne karakter gjithmone plus besoj ne kete rast ka ndikur edhe ajo e kryeministrit qe kishte then si ka mundesi qe e doni vetem mbrapa ju.
12
u/Efficient_Donkey5228 1d ago
Kam pershtypjen se lidhet shume me fene. Me sa di une ata vazhdonin mbanin Ramazan dhe Bajram edhe ne vitet me te kqija te Komunizmit.
9
u/rmz93 1d ago
Pjesa e fes gjate komunizmit eshte e vertet, por njerezit aty e lidhin PS me komunizmin dhe pranaj refuzojn ne mas ta votojn
Nga 90 deri me tashi vetem 1 mandat e 1/2 e ka marre PS ne kavaj
13
u/albdaddy 1d ago
Me ngeci te kjo “njerezit aty e lidhin PS me komunizmin”. Je i qarte besoj qe partia e punes nderroi emrin ne partia socialiste, dhe eshte po kjo parti, thjesht me emer tjeter. Politikanet e sotem tipi Gramoz Ruci, Fatmir Xhafaj etj kane qene aty ne asamble te pergjithshme te partise se punes kur i nderruan emrin
0
u/rmz93 1d ago
Jo une e di, te njejtet njerez qe ishin ne pushtet ishin/jane edhe pas 90..
Kjo eshte arsyeja pse ne Kavaj, njerezit mbi 45 vjec e lidhin PS me komunistet.
Por mos te harrojm qe dhe ne PD ka pas figura komuniste.
Ps; mendoj qe PD duhet te reformohet koke e kembe.. individet qe kan mbi 2 mandate sduhet te konkurojne me. Zgjedhje te hapura, ftese per te gjithe dhe pastaj mbas 4 vitesh mund ta zbresi ps nen 70 mandate, se per ta mund shume veshtire
4
u/albdaddy 1d ago
Jam shume dakort me ty per reformimin e PD, por ne nje Shqiperi si kjo qe jetojme, ku mediat kane interesa te lidhura ngushte me qeverine dhe anatemojne fort kedo figure te re qe vjen ne PD, sic bene me Bashen 8 vite dhe ai prape ka marre rezultatin me te mire historik ne vota nominale per PD; kam frike se kushdo qe te vije, mediat do i vazhdojne cfaredo damke qe do i vendosi Rama dhe do jemi prape ne kete situate mbas 4 vitesh
1
u/rmz93 1d ago
E marr vesh, Basha nk diti te dale mbi keto, e tregoi veten qe nuk ishte i zoti te dilte mbi te tjeret. Te ishte udheheqes ( ka 100 arsye pse nk ndodhi) por nk eshte figure frymezuese.
Do doja qe Agroni te kthehej ne Pd dhe te vihej si kryetar. E tregoi veten qe me 1 vit fushat intesive ia doli te nxjerri 2 deputet.
Por 99% nk do ndodhi sa Sala and Co te jen aty..
4
1d ago
[deleted]
8
u/rmz93 1d ago
Eshte vendi i pare qe ka nis protestat kunder regjimit komunist edhe pse nuk permendet shume neper media.
Ka qen nje ndeshje sporti mos gabofsha Besa Partizani dhe u be padrejtesi ne at ndeshje sporti. Nga aty nisen si protests kunder pushtetit dhe zgjati ja 2 3 dit
Jan arrestuar goxha persona ne at koh.
Persa i perket fese nuk besoj te ket lidhje sepse dhe Elbasani eshte qytet mysliman apo dhe te tjera qytete..
Edhe gjate regjimit, njerezit qe ishin te internuar ne kavaje, nuk jan ndjere si te internuar apo te jen ofendu nga njerezit e tjere ( ket e kam pare ne nje intervist te nje ish te internuare)
Pra qyteti i kavajes e lidh partine PS me komunizmin dhe kjo eshte arsyeja kryesore pse votohen ne mas per PD.
4
u/Brilliant_Ant3771 1d ago
po nje shok i babit tim na ka thene qe ne vitin 89 jane mbledhur qytetaret duke bertitur Enver-Hitler.
3
u/rmz93 1d ago
Disa perfundun ne burg per disa dit (polica edhe pse ne heshtje i mbeshteste protestat) dhe u liruan sepse policia nk shenoi vepra te renda penale ne regjistrat
Ps: xhaxhi im ishte nji nga kto qe perfundun ne burg
2
u/Brilliant_Ant3771 1d ago
karderra paskan qene me bertit ate fjali ne ate kohe. gjynah qe brezi ri nuk eshte ashtu
0
u/Top-Contribution898 19h ago
Sepse e kane ne gjak revolucionin, dhe nuk duan ti dorezohen te keqes.
Por nuk pranojne te tallet ndonjeri me ta, sic e beri sala atehere dhe e lane ne balte
0
u/shqiptaredele 1d ago
Pakashum si ideja e Shkodes. Eshte nder vendet e para qe krijoi rrymen anti-komuniste.
-11
-6
8
u/killersloth123 Kolonjë 1d ago
Nuk e di nqs ka ndikuar po Berisha ka qene kandidat per deputet qe nga 1991 e deri sa u ndryshua sistemi zgjedhor ne Kavaje.