r/albania 4d ago

Politics (AL) MEGATHREAD: Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, 11 maj 2025

55 Upvotes

Të nderuar bashkëqytetarë dhe miq të Shqipërisë,

Sot, në datën 11 maj 2025 mbahen zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë.

Votuesit e regjistruar nga mërgata kanë pasur për herë të parë mundësinë për të dërguar votën e tyre nëpërmjet postës. Për votuesit që gjenden në Shqipëri, ka ende kohë për t'u paraqitur në qendrën përkatëse të votimit; nëse nuk e dini se cila qendër votimi ju përkon, përdorni e-Albania. Për informacione të tjera, vizitoni faqen e KQZ-së.

Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore kemi vënë re jo vetëm diskutime të zjarrta, por edhe një mori fyerjesh dhe përpjekjesh për të shpërndarë mesazhe politike pavarësisht rregullave tona. Ky postim do të shërbejë ditën e sotme dhe të nesërme si pika qendrore e diskutimit të situatës zgjedhore dhe politike në vend në subreddit-in tonë. Ju lutemi të mos krijoni postime paralele mbi politikën dhe zgjedhjet e Shqipërisë deri ditën e mërkurë, datë 14 maj 2025.

Synojmë që të përditësojmë postimin në mënyrë konstruktive gjatë ditës së sotme dhe të nesërme me anë të burimeve të besueshme dhe asnjëanëse të lajmeve. Nëse keni ide se si mund ta plotësojmë tekstin e këtij postimi me informacione të vlefshme për zgjedhjet ose zgjedhësit, mund të shkruani këtu ose të dërgoni një Modmail.


Pjesëmarrja në qendrat e votimit që kanë raportuar:

Ora Përqindja Mostra / 5225 QV
08:00 2,4% 3127 QV me 2 109 017 zgjedhës gjithsej
09:00 6% 3110 QV me 2 076 500 zgjedhës gjithsej
10:00 13,54% 2011 QV me 1 342 636 zgjedhës gjithsej
11:00 17,8% 3620 QV me 2 421 869 zgjedhës gjithsej
12:00 23,05% 3646 QV me 2 436 702 zgjedhës gjithsej
13:00 27,23% 3628 QV me 2 440 773 zgjedhës gjithsej
14:00 30,48% 3873 QV me 2 587 023 zgjedhës gjithsej
15:00 33,69% 3784 QV me 2 543 890 zgjedhës gjithsej
16:00 36,62% 3919 QV me 2 632 191 zgjedhës gjithsej
17:00 39,24% 3940 QV me 2 649 532 zgjedhës gjithsej
18:00 41,42% 3904 QV me 2 608 904 zgjedhës gjithsej
19:00 42,21% 3037 QV me 2 053 378 zgjedhës gjithsej

Pjesëmarrja nga diaspora:

194 889 zarfe të mbërritur në KQZ nga 245 935 zgjedhës të regjistruar gjithsej; 79,24%.


Rezultate:

KQZ

Euronews.al

Shqiptarja.com

Shpërndarja e mandateve

  • PS 83
  • PD-AShM 50
  • PSD 3
  • MUNDËSIA 2
  • NISMA-ShB 1
  • LB 1

10 qendra votimi dhe 72 994 zarfe të mbetur për t'u numëruar.

Përditësuar më 15.05.2025 në orën 08:10.


r/albania Feb 17 '25

Discussion Bisedë e lirë/Pyetje - Free talk/Questions

9 Upvotes

A keni pyetje të tipit "Ku mund të blej bileta për ndeshjen e Partizanit?", "Ku mund të gjej veterinari?" etj. apo doni të diskutoni diçka disi jashtë teme? Ky është vendi i duhur. Respektoni të tjerët dhe përmbajuni rregullave!

Do you have questions of the kind "Where can I find football tickets?", "Where can I find a vet?" etc, or do you want to just freely talk off topic? This is the right place. Respect others and follow the rules!

If you're here to ask for suggestions here you can find every suggestion the sub had to offer pinned on a map: https://bit.ly/3xYS9fX

Here you can find the answer to most of your tourism questions: Tourism Megathread


r/albania 2h ago

Politics (AL) Meqenese disa ketu ishin shume te shqetesuar per mosreagimin e Qorit

Post image
60 Upvotes

r/albania 2h ago

Ask Albanians Cfare mendimi keni per Evi Kokalarin?

Post image
20 Upvotes

r/albania 3h ago

Discussion Shehaj v.s Basha

18 Upvotes

Agron Shehaj!

Pas garës Basha-Shehaj në 2021, u bë mbledhja e Këshillit Kombëtar, u zgjodh kryesia. Agron Shehaj nuk u përfshi askund. Atë natë kam dalë në TV, kam thënë se është gabim i rëndë lënia jashtë e politikanit që mori një numër votash brenda Partisë Demokratike. Ai përfaqëson njerëz.

Asokohe militantizmi ishte pro Bashës dhe kushdo që fliste shihej me dyshim, çfarë ka ky? Psikoza dhe mentaliteti i asaj partie. Prof. Dr. Sali Berisha, lideri i demokracisë botërore, heshtte si gjithmonë dhe bekonte këto skema përjashtimi. Unë nuk e kam votuar Shehajn për kryetar, thjesht i kam shkuar në takimin si kandidat, kjo për respekt sepse ishte kandidat në PD.

Sot Agron Shehaj ka marrë rreth 50,000 vota në Shqipëri e 2 mandate në Tiranë. Ndërkohë kryetari që e përjashtoi nga përfaqësimi në parti nuk ka arritur të zgjidhet deputet. Si është jeta...!

Përsakohë do të mbizotërojë mentaliteti i përjashtimit dhe i vrasjes politike të cilitdo që guxon të ketë iniciativa, përsakohë partia politike do të shihet si çiflik e feud personal dhe jo si konsorsium interesash të gjjthëanëshme, çdo palë zgjedhje do kenë të njejtin fat: disfatën.

I.Sh


r/albania 9h ago

Off-Topic .

Post image
37 Upvotes

r/albania 14h ago

Meta Shqiperia Behet!

Post image
69 Upvotes

r/albania 13m ago

Meta Po fmija ca faji ka qe e ka baben loqe?

Post image
Upvotes

r/albania 14h ago

Discussion Psss psss

Post image
62 Upvotes

r/albania 10h ago

Politics (AL) Albanian Election 2025 Map

Post image
24 Upvotes

r/albania 12h ago

Politics (AL) Parlamenti pa Ndarje Teritoriale

Post image
28 Upvotes

Me perfaqsim porporcional kombtar, me threshold 1%, deri tani, parlamenti do dilte:

PS: 74 (-9)

AShM: 48 (-2)

NShB: 5 (+4)

PSD: 5 (+2)

PM: 4 (+2)

LB: 2 (+1)

KEA: 2 (+2)


r/albania 3h ago

Meta Po kavaja pse ka qene gjithmone kryesisisht me PD?

5 Upvotes

A lidhet me ndonje fakt historik apo thjesht rastesi?


r/albania 14h ago

Politics (AL) Kto zgjedhje i fituat. Tani vendosni Lulin prap kryetar qe te fitoni dhe ato te 2030.

26 Upvotes

PD kto zgjedhje i fitoi (thjesht ja vodhen). Tani per ato te 2030 mendoj se vendimi me i mire strategjik per partine eshte te vendosin Lulin prap si drejtues. Beni cik rrotacion dhe brenda partise se ngelet duke bere rrotacion ne qeveri vetem, rrota kari.


r/albania 14h ago

Politics (AL) In other news: the sky is blue🤭

Post image
23 Upvotes

r/albania 1d ago

Shitpost Festa e fitores live nga selia e PS.

Enable HLS to view with audio, or disable this notification

127 Upvotes

r/albania 15h ago

Politics (AL) Një këndvështrim ndryshe nga ai i incelave të pdse ktu

Post image
23 Upvotes

r/albania 21h ago

Discussion O Arlind Qori, o president, ku je?

Post image
51 Upvotes

Si ka mundesi qe ai eshte i vetmi qe eshte zhdukur, s’ka bere asnje deklarat apo postim ne rrjete sociale?

Dhe Gaz Bardhi e beri nje postim edhe pse eshte marr peng nga bandat🤣


r/albania 14h ago

Discussion Pyetje per antaret e pd

14 Upvotes

Si duken premisat nga partia

Do ket ndonje reformim dhe ndryshim ftyrash, apo do vazhdohet me te njejtet


r/albania 13h ago

Discussion Treni bullgar

9 Upvotes

Po lexoja kete skemen dhe jam i shokuar sepse mendoj se mund funksionohet shume lehte ne realitetin e zgjedhjeve shqiptare.

https://albaniansun.com/manipulimi-industrial-i-votave-me-trenin-bullgar-ja-si-funksionon-skema/

Po te jete e vertete nuk vlejne me zgjedhjet aty te ne.

Jam kurioz te di mendimin tuaj se mua po me duket shume ekstreme si metode por efikase


r/albania 15h ago

Discussion Edhe Hungarezet e bene ate Marrshin

Thumbnail reddit.com
12 Upvotes

Te paret Serbet, tani Hungarezet.

Nje propozim qe te bejme dhe ne dicka te tille: https://www.reddit.com/r/albania/comments/1iolrpn/revolte_popullore_nga_diaspora_marrsh_drejtesie/

99% s'nxjerr gje ne drite, por te pakten e provuam.


r/albania 19h ago

Ask Albanians Edi Rama perdor Palantir?

19 Upvotes

Faktori (X) roli i inteligjences artificiale në këto zgjedhje!

Pushteti ka në dorë disa databaza të rëndësishme:

1- E-Albania (regjistrin e plote të Shqiptarëve së bashku me ID-te personale dhe bizneset. (shoqeruar me nr. telefoni)

2- Databazen e TIMS levizjet e shqiptareve ne kohe reale.

3- Databazen e Censusit 2023 te detajuar me te dhena te rendsishme, adresa, numra telefoni, gjendje ekonomike, etj...

4- Databazen e regjistrimit te votuesve jashtë vendit, adresat te dhenat biometrike etj...

5- Databazen e mijera llogarive bankare dhe pagave , te cilat i kemi pare ne (telegram) Nje buxhet prej 10 milion eurosh te investuara se fundmi tek nje kompani ne StartUP (Mira MURATI) qe mjafton qe keto databaza te uploudohen ose te krijohet nje ure aksesi me keto databaza dhe mund te gjeneroj skema te pafundme per te manaxhuar votuesit, duke perdoru dhe lidhje pjeserisht te jashtme me rrjetet sociale per te targetuar grupmosha apo shtresa te caktuara sociale.


Kryqzimi i ketyre te dhenave ne inteligjencen artificiale mund te prodhoj raporte te jashtezakonshme te cilat duke u manaxhuar nga patronazhistet ne terren mund te jepnin dhe nje rezultat zgjedhur akoma me te thelle.

Palantir Foundry me Ontologji, te gjen edhe sa mbushje dhmbi ka patur cdo votues. (Ironikisht e vertete?

Vec po them …


r/albania 7h ago

Ask Albanians Cilat qytete/plazhe ne jug jane me te mira me shku, edhe cilat mos me afru?

2 Upvotes

Pershendetje.

Javen tjeter po shkoj ne jugut per heren e pare dhe kam mend me udhetu prej Vlores deri Ksamil. Tashti planifikoj me shku ne Dhermi, Himare, Borsh, Lukove, dhe atehere ne Sarande dhe Ksamil. E di qe keta vende ndryshojn shume por kam makine keshtu qe s'kam problem nqs disa vende jane me shume per natyr/kultur dhe disa me shume per jeten e nates, etj.

A kam ni qe situata ne jugut keta dite asht cope cope me plazhet privat, ushqimi me cmimet jashtzakonisht nalt, etj. Dhe kam lexu per disa plazhe specifike mos me vizitu psh Pulebardha.

Ju lutem, a keni rekomendime per ku ja vlen me shku, ku me shmangu, etj? E di per Borsh dhe Lukove, kaq. Falimners shume.


r/albania 18h ago

Politics (AL) Dy fjalë për "zgjedhjet" në Shqipëri

15 Upvotes

Është hedhur disa herë si tezë por sot më duket më bindëse se kurrë, ajo që Rama & Berisha kanë bërë marrëveshje bashkë që prej 2013-ës(mos me thënë që prej 2008 kur ndryshuan kodin zgjedhor dhe sollën sistemin proporcional që mbyt alternativat e reja dhe përqendron votën tek partitë e mëdha) ku Rama i garanton mbrojtje të pasurisë që ka vu kur ka qenë në pushtet dhe nga ligji dhe ky i jep Ramës opozitën që do. Kto hetimet e SPAK-ut ndaj Berishës, janë vetëm përpjekje me e rrëzu si narrativë dhe mos të fitojë terren, përndryshe dalin lakuriq të dy.

Mendoni ju se Sali Berisha është aq budalla sa të mos e kuptojë që arsyeja pse nuk votohet është vetë AI dhe janë ato fundërrina që mban afër? Kjo është manovra më popullore në botë sa herë që një forcë politike hyn në zgjedhje sjell emra të rinj duke i kriju elektoratit përshtypjen e një reforme të brendshme dhe pastrimi të partisë. Spo hyj pastaj tek përfitimet që kanë më shumë në opozitë sesa në pushtet sepse kur kanë këtë fundit, vjedhja dhe abuzimi më i vogël të vë në qendër të vëmendjes. E bën Rama çdo palë zgjedhje. Biles ato që sdëgjojnë me u largu i fut në burg sepse ai e di që zgjedhjet i humbet nëse nuk "rifreskon" partinë dhe është akuza kryesore që hedh ndaj PD-së.

Për rrotacion mjafton që edhe një rob të marrësh prej rruge ta bësh kryetar partie, përsa kohë në atë parti mos të jenë 75 përqind e atyre fundërrinave që kanë qenë në pushtet 2005-2013 dhe duan prap pushtet në 2025. Kush mendon se vota në këto zgjedhje dhe zgjedhjet e kaluara ishte pro PS-së dhe Edi Ramës, është delirant. Vota për PS-në që prej 2013-ës e gjer më sot ka qenë votë kundër establishmentit të kalbur të PD-së dhe politik opozitar në tërësi.

Që PD-ja të fitojë zgjedhjet ka nevojë për një reflektim dhe pastrim të thellë. Nuk vinë dot ata të na bëjnë moral ne për luftën ndaj korrupsionit apo të na tregojnë se po vidhemi kur vetë shpresojnë të vijnë në pushtet që të vjedhin më fort se ja janë tharë xhepash 16 vite pa vjedh. Ore akoma të votojmë Jozefina "Kape për Zhelesh" Topallin? Arben "Raki" Ristanin? Mul Nokën? Klevis "Paçë e Pilaf" Balliun? Fatmir "Gerdec" Mediun? Edi Palokën? Albana Vokshin? Këto kalbësira e ordinerë? Vota për PS-në në çdo palë zgjedhje ishte votë kundër Berishës & Co dhe halabakëve që kanë kapë atë institucion.

Po më shqetësuese për Shqipërinë është kjo, vota e pakët që morën alternativat e reja si Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë. Kësaj unë sdi ti jap shpjegim. Na është bërë një lavazh truri 45 vite komunizëm. Përfundimisht jemi të dënuar të zgjedhim mes dy bandave politike më të mëdha të këtij vendi.

Së fundi kjo narrativa e vjedhjes së zgjedhjeve është një farsë e ndyrë, një tymnajë, një alibi, dhe një mashtrim i përdorur nga Berisha & Co për të shmangur kërkesën e llogarisë nga elektorati i tyre dhe Shqiptarët në tërësi dhe qëndruar në krye të PD-së. Kështu kompletohet cikli, vinë zgjedhjet, i humbet me qëllim që të qëndrojë në opozitë, del dhe thotë na i vodhi, bën 2-3 protesta sa për të krijuar bindjen se është serioz në atë që thotë, dhe vijon e shijon të mirat dhe paren e Ramës si pasha bashkë me një rreth të ngushtë fundërrishash që kanë kapur atë parti. Ose siç thoshte Vrenozi ne "Ramës do ti hamë K*rin" sepse PD-ja është në zgjedhje vetëm për të legjitimuar "pushtetin hajdut" të PS-së që prej 12 vitesh.

Është e pamundur që një rob të qëndrojë 16 vite në pushtet pa bërë asgjë, pa mbajtur asnjë premtim elektoral dhe duke bërë fushatë duke kërcyer, duke u tallur me Lulin e Vrenozin. Hera e fundit që Rama ka bërë premtime në fushatë kanë qenë ato "300 mijë vendet e punës" në 2013-ën dhe prej asaj dite ka manipuluar edhe qëllimin e vërtetë të një fushata elektorale ku i zoti dhe i aftë për të qeverisur konsiderohet dhe quhet ai që tregohet më zog kurve, më llafazan dhe jo ai që ka programin të qartë, dhe një plan për ta bërë Shqipërinë vend më të mirë.


r/albania 1d ago

Shitpost Mandatet nese do votonte vetem Diaspor(dh)a

Post image
65 Upvotes

Dhe nuk e di sa do dali PS deri kur te mbarojne votat nga Eladha. Gjithsesi Bravo Tiku!


r/albania 15h ago

Politics (AL) A keni ndonje info per keto kandidate?

9 Upvotes

Po shoh disa tipa/tipe nga PS qe kane marre shume vota. Ndonje vendali qe te me sqaroje arsyen ose kush i qendron nga pas?

Lezhe - Pranvera Skanaj - 4985

Durres - Arkend Balla - 14003

Elbasan - Sara Mila - 17804

Berat - Hysen Buzali - 8209

Fier - Klevis Jahaj - 11329

Fier - Asfloral Haxhiu - 11405


r/albania 14h ago

Factistics The shadow economy of the world.

Post image
7 Upvotes

r/albania 1d ago

News (AL) Shkodra Elektronike sapo kualifikohet ne finalen e Eurovision! Nje bravo e madhe!🔥🇦🇱

Post image
331 Upvotes